Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë të Atalantës pas rikthimit të Seria A.
Bergamaskët luajnë sot kundër Sasuolos në stadiumin e boshatisur.
Megjithatë ata duket se nuk e kanë humbur aspak formën e tyre që i ka shoqëruar gjatë sezonit por edhe në Champions League.
Një goditje nga këndi në minutën e 16 përfundoi në kokën e Kaldaras. Ky i fundit e rifuti topin në zonë ku mbrojtësi shqiptar gjeti hapsirën mes kundërshtarëve dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyç të Atalantës në një sezon ku skuadra është lavdëruar ndërkombtarisht për lojën e bukur sulmuese që ka dhuruar në fushë. /Opinion.al