Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Gjesti i jashtëzakonshëm, 35 vjeçarja shqiptare i dhuron mëlçinë një njeriu të panjohur

2018/04/22 at 9:12 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Gjesti i jashtëzakonshëm, 35 vjeçarja shqiptare i dhuron mëlçinë një njeriu të panjohur

Genta, një vajzë me një zemër të madhe, ishte protagonistja e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.


Ajo është thirrur në program nga familja e Lulzimit, zotërisë të cilit ajo i ka shpëtuar jetën. Genta nuk ishte pjesë e fisit të tyre, as e familjes, po tashmë ata e konsiderojnë si vajzë të dytë, falë gjestit të saj human, që jo shumëkush do ta bënte.

Lulzim: Unë jam ende gjallë për një mrekulli që ka bërë një vajzë. Para një viti e gjysmë u diagnostikova me kancer në mëlçi dhe mjekët më dhanë vetëm gjashtë muaj jetë. U shtanga, mendova se ky ishte fundi im. Në ato kohë familjen e kisha larg. Nusja ime ishte në Kajro te vajza jonë, sepse ishte shtatzënë. E gjitha familja i janë mirënjohës vajzës e cila me plot gatishmëri dhe me dëshirën e jashtëzakonshme për të shpëtuar një jetë, bëri këtë sakrificë

Vajza e tij Lorina tregon se fakti që ajo jetonte në Kajro, Egjipt ishte një mundësi e madhe për të shpresuar për një transplant mëlçie pasi kjo gjë mund të realizohet pothuajse me lehtësi atje. Ajo tregon se dy miq të saj egjiptianë kishin qenë në gjendje të bëheshin donatorë por sipas ligjeve në Egjipt, nuk lejohej që shtetasit e vendit të tyre t’i dhuronin një pjesë të mëlçisë shtetasve të huaj.

Por familja nuk ishte dorëzuar. Një mikeshë tjetër e familjes ishte ofruar të bënte gjestin human që do shpëtonte jetë por mjekët nuk e kishin këshilluar këtë gjë. Të gjithë ishin në ankth dhe dinin që diçka duhej bërë shpejt në mënyrë që Lulzimi të shpëtonte, por kurrë nuk e kishin menduar që zgjidhja do të vinte nga Genta.

Vera: Një ditë shkoj te parukeria e lagjes, aty ku ka zanafillën historia me Gentën. Hyj, përshëndes mikeshën tonë të përbashkët, por Gentën nuk e vura re fare sepse isha e errësuar. Pasi del Genta pyet parukieren tonë se çfarë po ndodhte me mua. Ajo i tregon problem shëndetësor të tim shoqi. Sapo Genta mëson se Luli duhej të bënte një transplant mëlçie për të mbijetuar ajo thotë menjëherë “por mund t’ia jap unë”

Ardit Gjebrea: Dhe në atë moment ajo vendosi që të bëhet dhuruesja…

Vera: Në atë moment ajo vendosi që të dhuronte një pjesë të mëlçisë. Pa praninë time dhe pa dijeninë time ajo kishte marrë vendimin që të shpëtonte një jetë paçka se ishte një vajzë e re vetëm 35 vjeç. Vera nuk i fsheh emocionet dhe admirimin kur äet për Gentën. Ajo e përshkruan atë si një vajzë të jashtëzakonshme me zemër të madhe e cila bëri një gjest që jo shumëkush mund ta bënte.

Ardit Gjebrea: A pati ndonjë moment dyzimi Genta ?

Vera: Absolutisht asnjë sekondë. Ajo na jepte zemër ne.

Mesazhi në studio,

Lulzimi: Genta, dikur një kompozitor i madhe, Bethoveni, kishte dalë xhiro dhe kalon një qytetar që e sheh dhe shkon e përqafon dhe i thotë: dal të të përqafoj një çikë që të kujtojë bota që edhe unë jam dikushi.

Prandaj Genta hajde të të përqafoj.

Vera: Zemër, vajza ime e dytë. U bëra me tre fëmijë.

Ardit Gjebrea: Genta falenderimet për ty nuk kanë fund. Na tregoi Vera momentin kur ti vendose të dhurosh një pjesë të mëlçisë tënde.

Si ndodhi? Genta: Zakonisht ne shkojmë të dyja në një parukeri, Vera është shumë e dashur shumë energjike shumë pozitive. Më është gjendur në momentet më të vështira kur unë humba babain.

Ardit Gjebrea: Ti ke pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain?

Genta: Kam pasur dhe vazhdoj ta kem edhe pse ai është në botën tjetër.

Shkoj aty dhe shoh që Vera ishte e humbur. S’e kisha parë ndonjëherë ashtu. I them parukieres çfarë ka Vera se nuk e shoh mirë?

Bashkëshorti i saj tha vuan nga një sëmundje e keqe. Unë mora vesh që grupin e gjakur e kishte A+ siç e kam dhe unë. Dhe i telefonoj menjëherë. I thashë që dua të të takoj dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv vendose që ta bësh?

Genta: Për tim atë, së pari. Mua më ngeli peng pse nuk luftova më shumë që ai të shërohej pavarësisht se vëllezërit dhe xhaxhai bënë gjithçka. Humbja e tij më ka lënë shumë gjurmë. Por duke dëgjuar që Luli ishte 60 vjeç atëherë, sapo do bëhej gjysh nuk ishte bërë akoma. Im atë iku nga kjo botë 60 vjeç, në momentin që duhet të lumturohej, sepse fëmijët ishin rritur.

Mora vendimin dhe jam shumë e lumtur pasi kam shpëtuar një jetë, kam shpëtuar edhe veten time edhe tim atë duke qarë përnatë për të. Jam lehtësuar shumë Ardit, nuk di të të them se sa.

Ardit Gjebrea: Transplanti ka ndodhur në Egjipt…çfarë ndodhi një natë përpara?

Genta: Ëndrra e babait tim. Më doli në ëndërr im atë me mustaqet e tij, dhe më tha “jam krenare për ty çika jeme”.

Genta rrëfen se ajo ende nuk i kishte treguar familjes së saj, që ka dhuruar një pjesë të mëlçisë. Për të është një provë e vështirë por drejtuesi i programit Gjebrea i premton se do ta ndihmojë në këtë moment delikat.

Ardit Gjebrea: Do doja që ashtu siç e nisëm këtë gjë ta përfundojmë bashkë. Unë do doja që të kalonim këtë mur të takoheshit sepse telenovela jonë vazhdon, do vazhdojmë pas telekamerave me mua, me ty, me nusen time, mamin tënd dhe vëllain tënd.

Genta e mbyll me fjalët: Vërtetë im atë është atje lart, por kam gjetur një prind siç ishte im atë. /tvklan.al

Etiketa: Dhuron melcinee diela shqiptare


Ju sugjerojmë

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
Aktualitet

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

27 Qershor, 2025 12:47 pm
Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
Aktualitet

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

27 Qershor, 2025 12:39 pm
Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
Aktualitet

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

27 Qershor, 2025 12:26 pm
Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

27 Qershor, 2025 12:21 pm
KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
Aktualitet

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

27 Qershor, 2025 11:29 am
Para
Video/ “I dhuroi 100 mijë lekë”… Aktori tregon sa bujar është Bes Kallaku

Video/ "I dhuroi 100 mijë lekë"... Aktori tregon sa bujar është Bes Kallaku

Zhytësi humbi jetën në det, ja dedikimet nga miqtë dhe kolegët e televizionit ku punonte

Zhytësi humbi jetën në det, ja dedikimet nga miqtë dhe kolegët e televizionit ku punonte

Video/ Dalin pamjet e frikshme, fieraku u hodh në erë sapo hipi në makinë

Video/ Dalin pamjet e frikshme, fieraku u hodh në erë sapo hipi në makinë
















TE FUNDIT

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
27 Qershor, 2025

Skema e final-four në Superligën Shqiptare ka rigjeneruar të ardhura të shumta në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Fakt...

Lexo më shumë

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
27 Qershor, 2025

Anëtari i KAS, Koli Bele ka folur për mediat pas përfundimit të rinumërimit të votave të qarkut Tiranë. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
27 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, si ato për subjektet politike dhe të kandidatëve, nuk pasoi në asnjë...

Lexo më shumë

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
27 Qershor, 2025

U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas në Fier. Ndërkohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com