Një meteor gjigant që peshon rreth 30 ton është gjetur i groposur 5 metra nëntokë, në fushën e quajtur “Campo Del Cielo” në Argjentinë.
Zbulimi u krye nga ekspertët e Asosacionit të Astronomisë Chaco.
Presidenti i kësaj të fundit, Mario Vesconi, tha për mediat se gjetja e gurit ”ishte një surprizë e madhe”.
Sipas ekspertëve, fusha është plot me meteorë dhe prejardhja e tyre vjen nga një shi meteorësh, rreth 4,000 vjet më parë.
Disa besojnë se ky është meteori i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë.
https://youtu.be/4HRf1UEcZaY