Një minë detare është gjetur ditën e sotme nga një peshkarexhë që kishe dalë për të peshkuar në gjirin e Vlorës.
Sipas News24 menjëherë pas konstatimit janë njoftuar ekipet xheniere, të cilat bënë të mundur ngjitjen në peshkarexhe dhe nxjerrjen e saj në breg.
Nga pamjet e siguruara mina duket e modeleve të vjetra, ndërsa pritet ekspertimi i saj për të kuptuar se cilës periudhe i përket. Pritet që mina të shkatërrohet me shpërthim të telekomanduar në mënyrë që të mos përbëjë rrezik për jetën e qytetarëve.