Bota

Video/Gjashtë viktima pasi autobusi ra në lumë në Spanjë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:46 - 25/12/22 |
Opi Nion

Ekipet e shpëtimit në Spanjë po luftojnë me kohën me shpresën për të gjetur të mbijetuar pasi një autobus u rrëzua në një lumë në Galicia të shtunën (24/12). Deri më tani të vdekurit arrijnë në gjashtë.

Sipas autoriteteve, në mjetin që po udhëtonte nga Lugo në Vigo ndodheshin gjithsej tetë persona. Dy u gjetën të gjallë: Shoferi dhe një pasagjere femër, të cilat po trajtohen në spitalet lokale. Gjashtë pasagjerët e mbetur kanë humbur jetën.

Numri i të zhdukurve ishte i paqartë për orë të tëra, pasi drejtuesi i mjetit ishte në gjendje shoku dhe nuk mbante mend saktësisht se sa pasagjerë kishte.

Sipas përfaqësuesit të autoriteteve lokale, viktimat janë pesë spanjollë – përfshirë një grua me djalin e saj – dhe një grua e re nga Peruja që punonte në zonë duke u kujdesur për një grua të moshuar.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës së së shtunës në të dielën në një rrugë kombëtare pranë qytetit Therdedo-Cotobade, një distancë relativisht e shkurtër nga kufiri me Portugalinë.

Ekipet e shpëtimit, të cilët postuan një foto në Tëitter, ku shihet autobusi i zhytur në ujërat e turbullta të lumit, mes trungjeve të pemëve, raportojnë se të paktën pesë pasagjerë kanë humbur jetën.

Dy trupa u gjetën gjatë natës dhe tre të tjerë herët pasditen e sotme pranë rrënojave të autobusit. Disa nga pasagjerët do të vizitonin të burgosurit në burgun Monterosso në Galicia qendrore me rastin e Krishtlindjeve, raportoi gazeta lokale La Voz de Galicia.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit, por nuk përjashtohet mundësia që ka pasur rol edhe reshjet e dendura të shiut. Shoferi rezultoi negativ në testin e alkomaterialit dhe nuk kishte përdorur drogë./Opinion.al

 

Pas