Qëndrimi në shtëpi për shkak të koronavirusit ka shkaktuar stres tek qyetetarët të gjithë botën, por kjo situatë ka shkaktuar dhe shumë ngjarje komike.
Pas profesorit argjentinas i cili teksa shpjegonte mësimin online, gruaja e tij u shfaq lakuriq pa dashje duke shkaktuar të qeshura.
Këtë herë një ngjarje e ngjashme i ka ndodhur një gazetareje të një televizioni lokal në Kaliforni, Melinda Meza, e cila po fliste në lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19, ndërsa ka dhënë këshilla femrave për stilimin e flokëve gjatë karantinimit në shtëpi
Teksa gazetarja raportonte në lidhje direkte nga shtëpia e saj, filmoi aksidentalisht burrin e saj të zhveshur në dush. Gazetarja ka vijuar të flas, duke mos patur dijeni të kësaj skene, por e ka mësuar pasi video e saj është bërë virale./ Opinion.al