Në kohën kur Greqia ndodhet në luftë me flakët, gjesti i një gazetareje ka marrë vëmendjen e mediave fqinje.
Mediat greke bëjnë me dije se gazetarja e ERT Marina Demertzian, e cila teksa ndodhej në Pefki për të raportuar për zjarret, shpëtoi një kotele gjatë një raportimi live.
Momenti u regjistrua të dielën pasdite, para syve të shikuesve të ERT.
Marina Demertzian e vendosi atë në një shtëpi dhe e kapi në duart e saj, për t’u siguruar që nuk do të rrezikohej nga flakët./Opinion.al