Pas tërmetit në Turqi dhe Siri, qindra njerëz mbetën nën rrënoja. Lëkundjet fatale të tërmetit zgjatën rreth një minutë duke shembur qindra ndërtesa dhe duke shkaktuar mbi 1500 të vdekur.
Në Malatya të Turqisë një gazetar i televizionit A Haber ishte në lidhje live duke raportuar për tërmetin teksa ra tërmeti i dytë i madh me magnitude 7.5.
Teksa tërmeti i dytë ka rënë, një gazetar turk la detyrën e tij për të ndihmuar një grua me fëmijë të mitur.
“Mos ki frikë”, dëgjohet t’i thotë vajzës së vogël gazetari duke shtuar; “Kaloi më shiko mua, tani je mirë”- i thotë vogëlushes./Opinion.al
#SONDAKİKA
Canlı yayında #deprem#AHaber muhabiri Yüksel Akalan artçı depremden çocuğu böyle kurtardı pic.twitter.com/rAw3SgMoYn— A Haber (@ahaber) February 6, 2023