Ka qenë një moment i sikletëshëm ai i gazetares serbe Tamara Bojic, e cila ndërsa po raportonte live në programin e mëngjesit në RTV, i është dashur të përballet me një person i cili ka nxjerrë një armë zjarri, në dukje pistoletë me mulli, mu përpara fytyrës së saj, për tu zhdukur pak sekonda më pas, pas krahëve të gazetares. Vetë gazetarja ka treguar një qetësi për tu admiruar, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur në muajin janar të këtij viti.