Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit të Presidentit amerikan Barack Obama, një gazetare humbi ndjenjat papritur.
Presidenti Obama ndërpreu fjalimin e tij për disa momente, deri sa gazetares iu ofrua ndihmë mjekësore.
Obama urdhëroi edhe mjekun e tij personal që ta ndihmonte dhe ta shoqëronte për në dhomën tjetër. Kjo ishte mbledhja e fundit e Presidentit Obama me gazetarët në prag të fundvitit.