Pas humbjes në debutim me ekipin e Kolorado Rapids, sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi ka shijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, fitoren e parë në MLS.
Bomberi kuqezi sëbashku me skuadrën e tij kanë fituar 10 në shtëpi përballë Lops Anxhelos Galaksi një skuadër me emra të mëdhenj, si Najxhel De Jong, Stivën Xherard e Robi Kin.
Gashi ka qenë titullar në këtë sfidë duke spikatur si një nga më të mirët. Sulmuesi ka goditur disa herë portën, por ka qenë i pafat.
Në minutën e 84t Gashi u zëvendësua, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes shpërtheu edhe festa për Kolkoradon. Sulmuesi Papa, shënoi një gol spektakolar, që vlen 3 pikët e para të sezonit.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/coloradorapids/videos/10154185280631091/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]