Janë publikuar pamjet nga momenti kur një roje femër burgu ndihmon një të dënuar që kishte marrëdhënie që të largohet nga qelia në Alabama.
Gardianja Vicky White u filmua nga një kamera sigurie duke dalë nga burgu i Lauderdale County, ndërsa la hapur derën në mënyrë që i dashuri i saj, i cili në ato momente ishte ende i prangosur.
Më pas, e veja 56-vjeçare dhe i burgosuri 38-vjeçar Casey Ëhite janë larguar me një makinë të zezë mbrëmjen e së premtes.
Policia zbuloi se të burgosur të tjerë u kishin thënë atyre që Vicky dhe Kejsi, të cilët nuk ishin të lidhur, kishin një ‘marrëdhënie të veçantë’ në burg.
Shërbimi i Marshallëve të SHBA tha se ata dyshonin se dyshja ishin të armatosur me një AR-15 dhe një armë gjahu dhe mund të kishin përdorur një Ford Edge të vitit 2007 gjatë arratisjes së tyre.
Mënyra e zgjedhur për të planifikuar arratinë, ishte një kërkesë nga gardiania për ta çuar Caseyn për një vlerësim të shëndetit mendor në ditën e saj të fundit para daljes në pension.
Ish e dashura e Casey, të cilën ai e qëlloi me armë në vitin 2015, por nuk e vrau, tha se ka ndjesinë që ai e ka manipuluar gardianen dhe ajo është e gatshme të bëjë gjithçka për të, gjithmonë nëse sipas saj është ende gjallë.