Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të enjte kandidatin e Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Vorën Lulzim Vranën.
Gjatë prezantimit kryetari i Partisë Demokratike në Vorë Pellumb Brusha ka kërkuar të votohet për Lulzim Bashën duke e ngatërruar me kandidatin Lulzim Vrana.
“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës.