Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Liljana Elmazi gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend ka bërë një gafë duke i referuar Pashko Vasës gabimisht. Por në fakt thënia që ajo përmendi në fund të fjalimit ishte e Naim Frashërit.
“Sa po flet një deputete, citon sipas saj Vashko Pasa. Sinqerish nuk ia di emrin sa hapa TV. Komedia është se “lum kush të roja e ta shohë zonë…” i ka thënë N. Frashëri dhe jo Vaso Pasha”, shkruan profesor i letërsisë, Bardhyl Matraxhiu.