Bota

Video/Futet për t’u larë në det në Odesa, burri hidhet në erë në sy të familjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 13/06/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme tregojnë një moment dramatik të një burri që teksa notonte në det në një plazh të Odesës në Ukrainë është hedhur në erë nga një minë para familjes së tij.

Noti në zonë është i ndaluar për shkak të minave të vendosura në brigjet e Ukrainës, në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Pamjet e shpërndara nga Policia e Rajonit të Odesës tregojnë shpërthimin e papritur, i cili shpërndan pjesët e trupit të 50-vjeçarit përgjatë plazhit, ndërsa gruaja, djali dhe shoku i tij i dëshpëruar vëzhgonin, raporton Daily mail.

Emri i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, por mbeti i padëmtuar nga shpërthimi.

Policia e Rajonit të Odesës tha në një deklaratë të shtunën: “Policia u bën thirrje banorëve dhe mysafirëve të rajonit të Odesa që të ndjekin rreptësisht rregullat e ligjit ushtarak: mos shkoni në zonën e mbrojtjes bregdetare të Detit të Zi, mos notoni në detin e minuar”.

“Sot, neglizhenca e rregullave të sigurisë nga një familje nga rajoni i Donetskut ka çuar në pasoja tragjike.

Teksa po notonte në det në një nga fshatrat e rrethit të Odesës, një shpërthim i një objekti të panjohur vrau një 50-vjeçar para syve të gruas, djalit dhe mikut të tij”.

 

Pas