Lojtari i PSG është duke u përgatitur për një lëvizje në Premier League në fund të sezonit, dhe Arsenal është një nga ekipet më të interesuara për të transferuar suedezin. Carzorla kërkon t’i hapë rrugën për në “Emirates” sulmuesit shtatlartë, duke i treguar se është një tifoz i çmendur i tij. Gjatë një interviste bashkë me kolegun e tij Nacho Monreal, Cazorla u duk paksa i turpëruar kur u pyet për kafshët e tij shtëpiake. “Kam tre qenë, emrat e tyre janë Mary, Paco dhe Zlatan. Ja kam vënë emrin sipas Zlatan Ibrahimovic.”
Megjithëse dihet përbuzja që ka Zlatan për ata që nuk e respektojnë, nuk është shumë e qartë se si mund të ndihet ai për këtë lajkatim. Në videon e postuar nga kanali zyrtar i Arsenal në Youtube, Cazorla zbulon edhe një nga dobësitë e tij, të cilën mbrojtësit kundërshtarë mund ta shfrytëzojnë. Pyetjes se cila kafshë është më e frikshme midis merimangave dhe gjarpërinjve, ai i është përgjigjur duke thënë “Merimangat”.