Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë, në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Ishull-Shëngjin.
Sipas news 24 një fuoristradë ka përplasur një motor, që drejtohej nga një turist boshnjak.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë për në spital.
Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar përgjatë autostradës. I palgosuri është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.