Aktualitet

VIDEO- Fundjava në Lezhë/Hiqen 32 patenta, procedohen 6 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 09/08/20 |
Opi Nion

32 leje drejtimi janë pezulluar gjatë fundjavës nga policia e Lezhës. Sikurse bëhet me dije, 24 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h dhe 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkolit .

Sikurse njofton Policia e Shtetit, gjatë kontrolleve janë arrestuar dhe proceduar 6 shtetas, nga të cilët dy të arrestuar në flagrancë për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore, dy të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur , një i arrestuar dhe një i proceduar për shkak të moshës për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë, më shumë se 180 masa ndëshkimore janë vendosur për përdorim të celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, parakalime apo mospërdorim i rripit të sigurimit./Opinion.al

 

Pas