Përhapja e shpejtë e rasteve me koronavirus në Itali ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët. Kjo është vënë re tek supermarketet e boshatisura në rajonin e Lombardisë ku njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre nga frika se mos infektohen nga koronavirusi i ri.
Por mesa duket kjo situatë nuk ka ngjallur vetëm frikë dhe panik por edhe zemërim tek disa. Në videon e mëposhtme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shihet një qytetar italian që qëllon me grusht në fytyrë një person të cilin nga sa dëgjohet, e kujton se është nga Kina.
“Jam filipinas unë, nuk jam kinez” dëgjohet të thotë personi sulmuar.
Fatmirësisht situata është qetësuar nga personat të cilët ishin të pranishëm.
Deri më tani Italia numëron 322 të prekur dhe 11 viktima nga koronavirusi COVID-19 duke u bërë kështu vendi i tretë në botë me përhapjen më të gjerë të epidemisë pas Kinës dhe Koresë së Jugut. /Opinion.al