Blerta Kambo, fotografja zyrtare e kryeministrit Rama, ndodhet në New York bashkë me kreun e qeverisë shqiptare, i cili pritet të çelë një ekspozitë me pikturat e tij.
Por ndërkohë Kambo i bën jehonë në faqen e saj në Facebook protestave kundër zgjedhjes president të Donald Trump.
Ajo ka postuar një video të cilën e ka xhiruar në rrugët e Neë York, ndërsa duke iu referuar mediave shkruan se ka disa protestues të arrestuar, raporton lapsi.al.
Njësoj si shefi i saj, edhe fotografja Kambo duhet të ketë qenë kundër kandidaturës së Donald Trump.
Sidoqoftë, tashmë ai është presidenti i ri i Amerikës dhe për këtë mori urimin edhe të Edi Ramës, ndonëse ky e fundit e kishte sulmuar ashpër gjatë fushatës.