Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Formula 1-Flamur i Kuq, sherre në pistë… Richardo fiton garën e çmendur të Bakusë

2017/06/25 at 5:54 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Formula 1-Flamur i Kuq, sherre në pistë… Richardo fiton garën e çmendur të Bakusë

Ka qenë një nga garat më të çmendura, nëse jo më e çmendura, e historisë së Formula 1 ajo që është zhvilluar sot në Baku, e vlefshme për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Protagonistët kanë qenë Hamilton dhe Vettel, dy pilotët që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të parë në renditjen e përgjithshme. Në fund, fitimtari ka qenë piloti i Red Bull, Daniel Ricciardo, i cili e ka nisur garën nga vendi i dhjetë. Në vendin e dytë ka dalë Bottas, që ka befasuar në vijën e finishit pilotin e Williams, Stroll, me këtë të fundit që është ngushëlluar me vendin e tretë. Vendi i katërt dhe i pestë është marrë nga Hamilton dhe Vettel.

“SAFETY”& FLAMURI I KUQ – Gara është ndalur nga komisarët e pistës në xhiron e 23-të (51 në total), si pasojë e aksidenteve të shumta të ndodhura, që kanë detyruar 3 herë makinën e sigurisë të hyjë në pistë. 5 makina janë detyruar të tërhiqen nga gara deri më tani, ndërkohë që spektakli nuk ka munguar, përfshi edhe një kontakt me Vettel e Hamilton, në kohën që në pistë ishte makina e sigurisë, duke u përpjekur që të “sqarohen” në pistë. Gara ka rinisur me surpriza, me një përplasje mes dy pilotëve finlandezë, Raikkonen (Ferrari) e Bottas (Mercedes), me këtë të fundit që detyrohet të futet në bokse për të ndryshuar gomat. Makina e sigurisë ka hyrë sërish në pistë për herë të dytë e më pas për një herë të tretë brenda pak xhirosh. Në xhiron e e 22-të vjen flamuri i kuq nga komisarët e pistës, që vendosin të ndërpresin përkohësisht garën, me pilotët dhe makinat që i janë drejtuar bokseve, në zonën e “pit-lane” në pritje të rifillimit të garës, ku nuk mungon tensioni mes Hamilton e Vettel. Komisarët e garës po hetojnë kontaktin mes tyre në pistë.

SHERRI – Gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit është ndërprerë prej më shumë se 15 minutash për shkak të aksidenteve të shumta, por vëmendja mbetet te përplasja në pistë e Sebastian Vettel (Ferrari) dhe Lewis Hamilton (Mercedes). Nën regjimin e makinës së sigurisë, piloti britanik goditet nga pas nga rivali gjerman, që nuk e priste atë ulje drastike të shpejtësisë së pilotit të Mercedes. Dhe, për të kërkuar “sqarime”, Vettel e godet sërish Hamilton në pistë me makinën e tij, duke ngritur dhe dorën për të kërkuar një shpjegim për këtë veprim të britanikut.

Etiketa: Formula Uno. Flamur i Kuq

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Opera për tre grosh”/ Aktorja Olta Gixhari publikon foto nga provat e fundit

Sot në ditën e votimeve aktorja Olta Gixhari na prezanton me babain e saj simpatik

Andi Lila i jep fund me PAS Janinën: U përlotëm, por në fund u thashë Jo për rinovimin

Andi Lila i jep fund me PAS Janinën: U përlotëm, por në fund u thashë Jo për rinovimin

Video/ Si sot 29 vite më parë, rishikoni golin e pabesueshëm të Van Bastenit

Video/ Si sot 29 vite më parë, rishikoni golin e pabesueshëm të Van Bastenit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com