Aktualitet

VIDEO/ FNSH arreston 26-vjeçarin që vrau vëllanë në Dibër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 30/04/21 |
Opi Nion

Është arrestuar ditën e sotme autori i vrasjes së 23-vjeçarit Benard Tonuzi, vëllai i tij 26-vjeçar Florian Tonuzi.

Sipas News24, 26-vjeçari është afruar pranë shtëpisë, në momentin që kufoma po përcillej në banesën e fundit. Ai është parë nga djemtë e lagjes, të cilët e kanë thirrur, por ai është larguar menjëherë, duke u futur në një banesë të braktisur.

Në videon e mëposhtem shihen forca të shumta të FNSH dhe Policisë së Dibrës, të armatosur me kallashnikovë, të cilët i afrohen banesës së braktisur, pasi u dha sinjali se autori i vrasjes  fshihet aty.

Por njoftohet se autori nuk është arrestuar në atë moment, sepse policia në banesën e braktisur ka gjendur vetëmnjë palë këpucë dhe është larguar. Bëhet me dije se ai është kapur pak minuta më vonë brenda lagjes, ku ndodhi krimi tragjik./Opinion.al

Pas