Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Flet aktori shqiptar në Hollywood: “Nuk bëj dot si homoseksual…”

2018/06/09 at 9:47 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Flet aktori shqiptar në Hollywood: “Nuk bëj dot si homoseksual…”

Dikur emigrant në Greqi, por Marko Caka arriti të fusë këmbët në studiot e televizioneve kombëtare atje. Madje, si gazetar ai u përpoq të promovonte edhe këngëtarët shqiptarë.


Por me sa duket, sytë i kishte nga perëndimi. Dhe rasti i tij është prova e gjallë kur thonë, kurrë nuk është vonë për t’ia nisur nga zero në Hollywood.

Brenda 3 viteve, 47-vjeçari ka mundur “të nxjerrë kokën” në disa prej realizimeve të suksesshme të industrisë më të madhe kinematografike në botë. Nga dramat e denja për Oscar të regjisorëve që kanë bërë histori, tek skenat e përplasjeve spektakolare mes gangsterëve më të dashur të ekranit, Marko nga Shkodra e ka eksploruar Hollywood-in në të gjitha dimensionet.

Por, jo Tiranën. Shqiptarin e plot 85 produksioneve kinematografike e televizive, e takojmë në qendër të kryeqytetit, ku shkel për herë të parë pas shumë kohësh.

Me përvojën e gazetarit mbi supe, dhe këtë herë të personit që ka prekur sheshxhirimet miliona dollarëshe, Marko nuk kursehet as për detajet më specifike të prapaskenës.

“Kam qenë në dy qytetet e mëdha ku u zhvilluan xhirimet e filmit “Fast and Furious”. Ishin realizime pothuajse të gjitha të vërteta. Jam çuditur se si një produksion kishte vënë makina super të shtrenjta të cilat shkatërroheshin dhe skenat përsëriteshin. Kostot ditore mund të shkonin rreth 2 milionë Dollarë në ditë vetëm për makina. Unë kam marë pjesë tek filmi “The Roc” dhe kam qenë në rolin e një prej 5 policëve të burgut dhe “luftonim” me ta”, tha Caka.

Por, a janë po kaq të frikshëm sa duken muskulozët “The Roc” e me shokë të Hollywood-it? Kot nuk thonë: Librin, mos e gjyko nga kopertina.

“Kam përjetuar xhirimet shumëorëshe bashkë me ta dhe janë sjellë shumë mirë me gjithë stafin. Ata janë shumë të thjeshtë edhe pse janë aktorë me përmasa botërore”, tha aktori.

Sidoqoftë, kur flasim për aktorë që koleksionojnë trofetë e arta të Oscar-it, ndryshon puna!

“Ata quhen aktorë elitarë dhe bëjnë diferencën. Ruajnë hierarkinë e tyre”, tregoi ai.

Por si ia doli ish-gazetari të gjente shtegun e kalimit nga ekrani i vogël i televizorit, tek projeksionet e sallave të kinemasë? Si nëpër filma, rastësia është mbreti i botës. Marko u takua me Cameron Diaz, si reporter në promovimin e librit të saj.

“Nuk e kisha menduar kurrë se ishte aq e thjeshtë dhe e çiltër. Gjatë takimit ajo më dha 2-3 sugjerime dhe aty nisën shkëndijat e para ku unë nisa të jap performancën time në industrinë e filmit. Ajo ishte promotorja e parë”, tha Caka.

Sigursht që në Hollywood nuk është aspak e lehtë të dalësh nga vorbulla e roleve të vogla. Qoftë edhe pjesëmarrja në audicione për një rol protagonist, mbetet e rezervuar vetëm për emrat e njohur të ekranit.

Por, si sillen aktorët protagonistë me ata të roleve të vogla në sheshxhirim?

“Për ndonjë aktor të famshëm kam rezervat e mia. Është preferenca ime. Për shembull Zac Efron nuk më ka pëlqyer, ndoshta s’duhet ta them këtë. Kam punuar me të gati 2 muaj dhe nuk e kam pëlqyer si karakter”, tha ai.

Dhe, nëse keni pyetur ndonjëherë veten në ç’kushte punohet në sheshxhirimet e Hollywood-it, Marko Caka na shuan çdo kureshtje. Edhe për pagesat.

“Paga e një figuranti është 200 deri në 300 Dollarë dita, në varësi të orareve. Nëse ke një rol me një skenë të vogël dialogu, fillon nga 1.000 Dollarë dita dhe më pas 970 Dollarë për çdo fjali”, tha Caka.

Shansi nuk i mungoi Markos. Por mesa duket nuk paska qenë e thënë. Një rol në serialin “The Deuce” të James Franco-s me rrjetin HBO, mund të kishte qenë mundësia që audienca t’ia dëgjonte më në fund zërin. Por, një arsye tejet personale e detyroi Markon ta refuzonte.

“Ka qenë një rol për skena homoseksualiteti të viteve 1970. Nga karakteri artistik mund të ishte një hap shumë i mirë në karrierë. Por ishte pak e sikletshme sepse nuk mund të ndërtosh një karakter nëse nuk është në prirjet e tua. M’u duk shumë e sikletshme”, tha aktori.

Megjithë mirësjelljen dhe profesionalizmin e njerëzve që ka njohur, mos prisni ta shikoni shpejt në ndonjë rol protagonist. Rruga drejt skenave me dialog duket se ka për të qenë shumë e gjatë./tvklan.al

Etiketa: jo vetem modeMario Caka


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Detajet/ Vritet shqiptari në Afrikë, tentuan ti grabisnin makinën

Detajet/ Vritet shqiptari në Afrikë, tentuan ti grabisnin makinën

Lidhja me Krenarin, ja çfarë thotë Luana Vjollca për jetën e saj private

Lidhja me Krenarin, ja çfarë thotë Luana Vjollca për jetën e saj private

Ngacmoi seksualisht kuzhinierin e ekipit, trajneri i Argjentinës në telashe

Ngacmoi seksualisht kuzhinierin e ekipit, trajneri i Argjentinës në telashe
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com