Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Flet 9-vjeçari problematik i Palasës, nga Shtëpia e Fëmijës: S’kam qënë kurrë në shkollë

2016/08/22 at 12:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Flet 9-vjeçari problematik i Palasës, nga Shtëpia e Fëmijës: S’kam qënë kurrë në shkollë

Fëmija 9-vjeçar nga Palasa e Himarës, K.Konomi, që u bë i njohur si problematik pas aktit makabër që kreu i sëmuri mendor Jorgo Zani, është dërguar në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë.

Ai ka thënë se nuk ka qënë ndonjëherë larg shtëpisë dhe kurrë nuk ka shkuar në shkollë. Konomi po mbahet në monitorim të veçantë nga edukatoret.

“Krimi makabër i Jorgos Zanit në Palasë duket se ka qenë edhe zgjidhja për jetën e një të mituri, Kiços 9-vjeçar, po nga ky fshat, – transmeton TC. – Ditën e krimit, nga fshati i tronditur mbërritën lajme për zhdukjen e një tjetër fëmije, që shoqërohej me vrasësin e sëmurë. Por, Kiço nuk kishte pësuar gjë. Në fakt, deri ditën e krimit, shqetësimi më i madh për Palasën kishte qenë pikërisht Kiço dhe jo vrasësi i sëmurë.

Një denoncim në Top Channel, në mes të muajit qershor, zbuloi historinë e një fëmije, të cilin jeta, familja dhe mungesa e vëmendjes së shtetit e kishin futur në rrugën e krimit që në këtë moshë.

Screenshot_6

“Është bërë problem serioz. E kemi ngritur shqetësimin tonë në të gjitha instancat, por është djalë i pandreqshëm”, thonin banorët.

Kiço, siç e thërrasin shkurt, duket si një djalosh çapkën, por në fakt ishte bërë “ferri” i fshatit, duke vjedhur e dëmtuar çdo gjë që gjen nëpër shtëpitë e fshatit, që jo pak herë gjenden të vetme. Nuk bën dallime në ato që merr.

“Gjërat që marr, i shes”, thoshte Kiço për emisionin “Fiks Fare”.

Me dy prindër me probleme mendore, ai ishte braktisur nga komuniteti dhe institucionet shtetërore, e mbi të gjitha nga shkolla: “Nuk më kanë çuar në shkollë. Nuk më duan dhe më thonë që jam hajdut”.

Nëpunësja e Bashkisë se Himarës tregon se ka bërë të gjitha përpjekjet për ta shkëputur Kiçon nga prindërit me të meta mendore dhe jeta e mjeruar ku mungon edhe uji e energjia: “Kemi hapur proces gjyqësor në Vlorë dhe asgjë. Duam që kujdestaria e këtij fëmije t’i shkojë institucioneve publike”.

Muajt e fundit Kiço ishte shndërruar në një ndihmës pikërisht i vrasësit mizor, Jorgos Zanit. Por krimi makabër i këtij të fundit duket se bëri që më në fund shteti të detyrohet ta dërgojë Kiçon 9-vjeçar në një nga institucionet e shërbimit social në Sarandë.  Dhe kjo ka ndodhur vetëm të premten e 19 gushtit.

Etiketa: 9 vjecarepalaseshkolle

Ju sugjerojmë

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre
Politikë

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre

9 Dhjetor, 2025 3:28 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

9 Dhjetor, 2025 3:02 pm
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Aktualitet

Avokati i Popullit/PS s’njeh tërheqjen e firmave nga PD,kandidatët shkojnë për votim

9 Dhjetor, 2025 2:58 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin

9 Dhjetor, 2025 2:57 pm
Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…
Aktualitet

Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…

9 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve
Kryesore

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve

9 Dhjetor, 2025 1:11 pm
Para
Gazetari i shkruan Encës: Hiq dorë nga sufllaqet në 2 të natës dhe nga muzika

Fotot/ Enca zbulon më në fund të dashurin

PD: Erion Veliaj përgjegjës që në Sharrë u punësuan fëmijë

PD: Erion Veliaj përgjegjës që në Sharrë u punësuan fëmijë

Alkooli, çfarë ndodh me trupin tonë nëse heqim dorë

Dëshironi të jetoni më gjatë? Pini alkool

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
9 Dhjetor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin...

Lexo më shumë

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
9 Dhjetor, 2025

"Do të përmbahem nga komentimi mbi këto deklarata, përveçse për të konfirmuar se jemi shumë krenarë dhe mirënjohës që kemi...

Lexo më shumë

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar përsëri kërkesën për rritje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kreu i qeverisë në një...

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre
9 Dhjetor, 2025

Agron Gjekmarkaj ka takuar në Athinë homologun e tij, Ioannis Plakiotakis, Nënkryetari i Parë i Parlamentit Grek. Demokrati shprehet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com