Aktualitet

Video/Flakët në Karaburun, nis ndërhyrja edhe nga ajri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:18 - 02/08/21 |
Opi Nion

Flakët në Karaburun mbeten një nga vatrat më kritike të zjarreve që kanë prekur vendin gjatë këtyre ditëve.

Edhe për shkak të terrenit që e bën të pamundur hyrjen e zjarrfikëseve zjarri në një pjesë të gadishullit vazhdon prej disa ditësh.

Por nëse më herët fikja e tij tentohej vetëm në rrugë tokësore dhe me mjete rrethanore, prej ditës së djeshme, u mësua ndërhyrja në rrugë ajrore.

Kryeministri Rama publikon një video të operacionit nga ajri, ndërsa shkruan: “Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”./Opinion.al

Pas