Bota

Video/Flakët i afrohen trenit, udhëtarët thyejnë xhamat për t’iu shpëtuar flakëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 17/08/22 |
Opi Nion

Dhjetë pasagjerë u lënduan, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, teksa u përpoqën t’i shpëtonin nga një treni që kërcënohej nga flakët në veriperëndim të Valencias. Zjarri pranë Bejis, vendi ku po kalonte treni u favorizua nga erërat e forta.

Shoferi i trenit u kërkoi pasagjerëve të qëndronin në bord, por disa prej tyre kaluan në gjendje paniku. Teksa ai përgatitej të kthente trenin, me 48 pasagjerë në bord, disa prej udhetarëve thyen xhamat në përpjekje për të shpëtuar ndërsa flakët po afroheshin.

Disa prej pasagjerëve që u larguan pësuan djegie dhe një prej tyre u transportua me helikopter në spital për trajtim në Valencia. Djegje më më të rënda pësoi një grua 58-vjeçare dhe një vajzë 15-vjeçare, thanë raportet spanjolle.  Askush nga personat që qëndruan në tren nuk u lënduan./Opinion.al

 

 

 

Pas