Emisioni Opinion në TV Klan ka zhvilluar si temë të mbrëmjes historinë e videoklipit shqiptar.
Këngëtarja, Flaka Krelani bëri me dije se videoklipi është realizuar me modestinë më të mundshme, pa para, me skena të thjeshta, ku vëllai i saj është dhe protagonisti kryesor.
“Unë si këngëtare kontribuoi shumë në muzikën live, dhe ashtu siç dihet pothuajse nga të gjithë muzika live nuk paguhet shumë mirë, me sponsorizues nuk veproj, dhe çfarë unë bëj është, që të punoj gjatë gjithë vitit, për të rezlizuar një videoklip”, tha Krelani.