Gjatë intervistes së të enjtes në emisionin “Opinion”, me Kryeministrin Edi Rama, gazetari Blendi Fevziu nxori për herë të parë foton e një personi që dyshohet se mund të jetë agresori i biznesmenit libanez, Fadi Mitri. Rama këmbënguli se agresorët janë arrestuar, por në fakt personi të cilit nuk i bëhet i ditur identiteti ka reaguar duke dërguar sms në telefonin e Fevziut dhe duke mohuar se ai kishte lidhje me këtë ngjarje. Fevizu edhe një herë ka sqaruar se fotoja i është dhënë nga biznesmeni që ra pre e agresionit dhe për më tej çështja i takon prokurorisë dhe policisë.