Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Fevziu në Lviv:S’ka sirena që të kujtojnë luftën edhe pse lufta është pranë

2022/03/04 at 5:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Fevziu në Lviv:S’ka sirena që të kujtojnë luftën edhe pse lufta është pranë

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka udhëtuar drejt Ukrainës, e cila prej 9 ditësh po përballet me sulmin e trupave ruse.

Në një video të bërë publike nga “TV Klan”, Fevziu tregon se ndodhet në Lviv, qytetin më të madh të Ukrainës perëndimore dhe më i sigurti deri në këto momente.

Sipas Fevziut, Lviv është 80 km larg kufirit me Poloninë, ndërsa për shkak të luftës policia dhe forcave speciale ukrainase kanë ngritur checkpoint-e të shumta për të kontrolluar këdo që do të futet në këtë qytet.

Ndër të tjera ai tregon se në Lviv nuk ka asnjë lloj alarmi apo sirene që të kujton luftën edhe pse lufta është fare pranë këtij qyteti.

“Ky është Lviv, qyteti më i madh i Ukrainës perëndimore, është qendra e tij, një prej qyteteve historikë të Ukrainës dhe pasuri e UNESCO-s. Sot Lviv është ndoshta zona më e sigurt e Ukrainës për shkak se ndodhet pak larg nga zona e luftës dhe rreth 80 km nga kufiri me Poloninë.

Është qyteti ku janë përqendruar ambasadat dhe një pjesë e rëndësishme e institucioneve për arsye sigurie. Jeta në qytet duket e qetë edhe pse mbërritja këtu është shumë e vështirë.

Që prej kufirit polak deri këtu, 80 kilometra bëhen për rreth tre orë për arsye të checkpoint-eve të intensifikuar të policisë dhe forcave speciale ukrainase.

Checkpoint-e jo thjesht për të kontrolluar dokumentet, por të pajisur me mbrojtje antitanke, me pengesa dhe me thasë me rërë për mbrojtjen e qytetit. Janë shumë intensivë, thuajse çdo 1-2 km në afërsi të qytetit dhe 10km jashtë tij.

Ka fortifikime shumë të mëdha që vazhdojnë, pajisje që po dërgohen për të penguar avancimin e tankeve, ndërsa pjesa tjetër e qytetit duket krejtësisht e qetë, pra jeta që ju po shihni këtu.

Nuk ka ndonjë lloj alarmi, sirena, nuk ka asgjë që të të kujtojë luftën, edhe pse lufta është fare pranë qytetit të Lvivit. Sot luftohet në Ukrainë, në Kharkov, në zonën e Odesës, në Mariupol, ndërsa Lvivi është qyteti i madh më i qetë për momentin, edhe pse me tensionin e një vendi që prej ditës së nëntë ndodhet në luftë”,-thotë Fevziu.

Ju sugjerojmë

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri
Kronikë

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri

3 Dhjetor, 2025 1:48 pm
Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Bota

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

3 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…
Kryesore

Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…

3 Dhjetor, 2025 12:49 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

3 Dhjetor, 2025 12:29 pm
BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Para
Xhaçka flet pas takimit të NATO-s: Rusia do të hetohet për krime lufte

Xhaçka flet pas takimit të NATO-s: Rusia do të hetohet për krime lufte

Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

Covid-19 në Shqipëri/ 110 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Rusia do të dënojë me 15 vite burg përhapësit e lajmeve të rreme

Rusia do të dënojë me 15 vite burg përhapësit e lajmeve të rreme

TE FUNDIT

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
3 Dhjetor, 2025

Dhjetë orë marrje në pyetje, nga ora 14:00 deri në mesnatë. Nuk u mor asnjë masë: Federica Mogherinit i është...

Lexo më shumë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
3 Dhjetor, 2025

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt...

Lexo më shumë

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
3 Dhjetor, 2025

Pavarësisht mesazheve kundërshtuese që transmetojnë në publik, PD e PS prej dy ditësh janë në negociata të fshehta për të...

Lexo më shumë

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
3 Dhjetor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit anulon ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut e parashikuar për t’u zhvilluar këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com