Amancio Ortega, themeluesi i zinxhirit të dyqaneve të veshjeve Zara, ka festuar 80-vjetorin.
Ai konsiderohet si njeriu më i pasur në planet, pas Bill Gates.
Me rastin e ditëlindjes, vajza e tij Marta i organizoi një festë surprizë në selinë e kompanisë në Arteixo të Spanjës, ku morën pjesë të gjithë punonjësit, përcjell javanews.