Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ “Faqen ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i fut duart koleges

2023/01/11 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ “Faqen ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i fut duart koleges

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.


Një zonjë tregon se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo thotë se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.

“Prej 18 vitesh jam punonjëse e administratës tatimore. Prej 5 vitesh në administratën qëndrore të Tatimeve, domethënë në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimore, në një nga sektorët të ndjeshëm siç është auditi i brendshëm. Më vjen shumë keq që përveç historisë time, të “diskretitohet” dhe emri i këtij institucioni. Para 3 vitesh më ka rastisur të punoj me një nga kolegët e mi që është pak në moshë dhe quhet Mexhit Allushi. Pashë që përveç kësaj, zotëria filloi të kishte dëshira jashtë punës. Shihja që në mëngjes merrte lulet dhe i vendoste te makina, gjë që më bënte non sens. Bënte muhabete pak të turpshme që nuk mund t’i përmend në këtë intervistë. Gjatë udhëtimeve që bënim, sepse ai ishte shofer, filloi të vinte dorën mbi këmbë. Në atë moment i thashë të lutem. Më fal, tha, se rëshkiti. Pastaj një herë tjetër filloi përsëri. I thashë, të lutem…Filloi të ngacmojë dhe me duar. Një herë tjetër filloi të kapte nga fytyra, nga faqet. Ore ç’a bën? Shiko, unë doja pak të të prekja kështu. Gjatë orarit të punës më përndiqte qoftë me sy qoftë nga dritarja, ku shkoja, me kë pija kafe. Vinte tek hoteli ku qëndronim, pyeste a ka ardhur? Kur ka ardhur? Kur vjen? Me kë vjen? Kur dilja në mëngjes, recepsionistja që dorëzoja çelësin thoshte shiko se më ka pyetur kolegu jot për këto gjëra. Shtangesha. Telefonin e merrja e lija në një cep të shtëpisë aty, shikoja mesazhet që pse nuk e çon telefonin. Si duket ai ushqente iluzione… unë nuk e di, nuk e kuptoj. Unë nuk i kam lënë asnjë lloj shkaku”, thotë denoncuesja.

Zonja tregon edhe mesazhet që i dërgonte 60-vjeçari Mexhit Allushi pas orarit të punës.

Mexhit Allushi: Të pata shkruar diçka në WhatsApp. Shof që më ke bërë bllok. Bravo të qoftë, e ke gjetur fiks kujt t’i bësh bllok.

Denoncuesja: Mexhit Allushi hiq dorë nga këto metoda shiksi e provokuese. Telefonit tim mos i bjer e mos shkruan me numër të huaj dhe jashtë orarit të punës. Me mua matu mirë kur flet e sillesh, e ke tepruar shumë. Kontrollo veten dhe sjelljen patetike që ke. Kaq.

Mexhit Allushi: Numri është i imi. Kaq. Më mirë vonë se kurrë. Mendoj se nuk kemi asnjë arsye që të shpërfillim apo të injorojmë njëri-tjetrin. Klm.

Denoncuesja: Më ke marrë të premten telefon me kamera. Të lutem, telefonin e kam privat e nuk dua asnjë shqetësim mbas orarit të punës, e aq më tepër me kamera. Faleminderit në qoftë se do më kuptoni.

Mexhit Allushi: Të kërkoj shumë të falur meqë të ka ardhur sinjali. Doja të merrja dikë tjetër dhe e kam fikur menjëherë. Pandeha se nuk të ka ardhur sinjali prandaj nuk të mora për të të kërkuar të falur në moment. Edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë. Sinqerisht.

Denoncuesja: Katër herë gabim?! Nejse.

Mexhit Allushi: Nuk ka mundësi, vetëm një herë. Nëse flet që kam parë statusin është tjetër gjë. Unë i shoh të gjitha statuset, përfshirë edhe statuset e tua që më vijnë. Dhe të them të drejtën ndonjë status i joti më ka pëlqyer, prandaj i shoh.

Vetë Mexhiti, në një video-regjistrim, pranon se ka prekur kolegen në pjesë të ndryshme të trupit.

Mexhit Allushi-Si shokë edhe mund të përqafohemi, jo përqafim kështu, po përqafohemi, puthemi kështu..

Denoncuesja-Ore një sekondë, prit të të kap çikë faqen..! Ç’ishte kjo?

Mexhit Allushi-Faqen ta prek içik kështu..

Denoncuesja-Po mirë mo, ç’do të thotë ta prek çikë faqen? Mexhit të kam thënë shumë herë, po e tepron, po e trash avazin, po e trash zullumin, tashi unë nuk do rri përditë.

Mexhit Allushi-Çfarë do bësh tani?

Denoncuesja-Ore, unë çfarë kam ardhur që në fillim, atë punë do bëj.

Mexhit Allushi-Çfarë do bësh në lidhje me mua?

Denoncuesja-Mexhit,jo,jo,jo, unë kam kërkuar korrektësi dhe ti kontrollo veten! Ky është problemi jot.

Mexhit Allushi-Si do sillesh me mua?

Denoncuesja-Jo më jo, me ty do sillem siç jam sjellë.Nuk ka lidhje si do sillesh, unë siç jam sjellë në fillim do sillem e tani. Ti kujdes me veprimet, që bën!

Fillimisht viktima e ngacmimit seksual e ka referuar problemin tek drejtuesi i saj, Shpëtim Projku, i cili nuk mori asnjë masë.

Jo vetëm kaq, por në kthimin e përgjigjes së zonjës i drejtohej kësaj të fundit duke i thënë se po bëhet pengesë për vazhdimin e punës?!

“I kërkoj drejtorit tim direkt dhe i them, ju lutem sepse unë isha bashkë me një koleg tjetër që do auditonim këtë drejtori, dhe ndër të tjerash drejtori sjell edhe këtë person. I them, të lutem o ço ata të dy ose ço grupin siç ishte sepse unë nuk mundem. Drejtori menjëherë, shiko se ka kaluar, është harruar, në qoftë se do ketë debate të lutem më njofto, domethënë drejtorit tim nuk i ka interesuar kurrë cënimi i dinjitetit të punonjësve të vetë. I kam nisur email në datën 21.4.2022 ora 10:00 dhe i kam thënë të gjitha arsyet ligjore përse unë nuk dua të jem pjesë e grupit me zotërinë. Ai e dinte shumë mirë arsyen. Më kthen një përgjigje në datën 22.4.2022 dhe më thotë që kërkesa ime nuk pranohet. Dhe absurditeti vazhdon me fjalinë që po bëhesh pengesë për vazhdimin e programit. Kërkesa juaj nuk pranohet. Ju po bëheni pengesë për vazhdimin e mëtejshëm të programit”, deklaron denoncuesja./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Kolegia e refuzoi, zyrtari i tatimeve e dhunon fizikisht. E dhunuara shkarkohet nga puna

Kolegia e refuzoi, zyrtari i tatimeve e dhunon fizikisht. E dhunuara shkarkohet nga puna

Daçiç: Do të përkeqësojmë marrëdhëniet me KE nëse Kosova pranohet si vend anëtar

Daçiç: Do të përkeqësojmë marrëdhëniet me KE nëse Kosova pranohet si vend anëtar

Manuel Neuer nuk do të luajë me Bayern Munchen deri në fund të sezonit, çfarë ndodhi

Manuel Neuer nuk do të luajë me Bayern Munchen deri në fund të sezonit, çfarë ndodhi
















TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com