“Eshtë faji i OSHEE, do ti padis në gjykatë”. Kështu shprehet kryefamiljari që banonte në shtëpinë që u dogj pasditen e sotme në Fier, në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Sipas tij, shkak është bërë një shkëndije elektrike.
Zjarrëfikësja ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të tjera. Enver Emini i cili banonte në këtë shtëpi, tha gjithashtu se “tashmë ka mbetur në qiell të hapur”.