Kryesore

Video/Erion Braçe thirrje qeverisë: Eksportuesve po u kthehen kamionët nga Serbia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 25/01/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me një shqetësim që i kanë ngritur eksportuesit shqiptarë për kthimin e kamionëve me perime nga Serbia.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Braçe i drejtohet ministrave të qeverisë që t’iu përgjigjen eksportuesve.

Ish-zëvendës kryeministri, thekson se janë mijëra bujq që po vuajnë padrejtësinë që sipas tij po u bëhet me eksportet në Serbi.

Deputeti i PS thekson se kamionët e tregtarëve shqiptarë po kthehen në kufi, pasi sipas tij analizat në Serbi dalin ndryshe nga ato të laboratorëve shqiptarë.

Hapni Telefonin!

Hapni Telefonat!

Përgjigjuni Eksportuesve,

Janë mijëra bujq pas tyre,

Është puna e tyre,

Janë të ardhurat e tyre!

Po marr një shqetësim të përseritur prej dy ditësh;

PO ME KTHEHET KAMIONI ME PERIME NGA #SERBIA!

U kemi thene eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do te njihen dhe atje, ne Serbi!

Nuk po ndodh!

Nese speci del ketu thuajse i paster, shumefish nen norme, analizuar ne laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundesi ne Serbi del ndryshe?

Shiko, vetem ky eksportues me thote qe ka nje renie drastike ne tregun serb, nga 20 kamione vjet ne janar, ne vetem 2 kete janar!

Nese duan te na nxjerrin nga tregu serb, te na i thone e ne te zgjedhim te jemi reciproke!

NUK MUND TE JEMI PERJETE TE DISFAVORIZUAR;

Jemi te disfavorizuar ne sistemin fiskal, jemi te disfavorizuar ne mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin;

Nuk mund te jemi te disfavorizuar edhe per arsye burokratike e jo transparente edhe ne eksporte!

Ndaj,

ZGJIDHENI! HAPNI TELEFONAT E PERGJIGJUNI EKSPORTUESVE!

Bujqesia nuk behet as me filma e as me foto, behet me pune!”-shkruan Braçe në reagimin e tij/Opinion.al

Pas