Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë mes Paokut dhe Olimpiakosit, degjeneroi në dhunë me futjen e tifozëve dhe fushë dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 89′ kur rezultati ishte 1-2 për Olimpiakosin. Incidentet filluan kur futbollisti i Paokut Mak doli me karton të kuq.
Kjo shkaktoi irritimin e tifozërisë vendase të Paokut. Situata u tensionua me hedhjen e flakadanëve dhe futjen e tifozëve në fushë në shenjë proteste.
Në këtë ndeshje u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Ergys Kaçe. Ky i fundit hyri si zëvendësues në minutën e 62′ të pjesës së dytë në vend të Karisis.