Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë, ku u prit nga kreu i Shtetit, Bajram Begaj.
Erdogan është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë dhe pas takimit me delegacionin do të zhvillojë takim me Kreun e Shtetit.
“Mirësevjen President Recep Tayyip Erdoğan, mik i Shqipërisë dhe shqipëtareve!”,-shkruan në postimin e Presidencës shqiptare.