Bota

Video/ Era shemb skenën e një festivali, një i vdekur dhe 40 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 13/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë.  Një person vdiq ndërsa të paktën 40 të tjerë u plagosën,  kur erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival të shtunën.

Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë, në jug të Valencias.

Festivali popullor Medusa i muzikës elektronike, i planifikuar të zgjaste deri të dielën, tani është pezulluar.

BBC citon mediat lokale dhe bën me dije se viktima është një i ri rreth të 20-ave.

Dëshmitarët okularë folën për një stuhi të papritur që goditi vendin ku zhvillohej festivali. ndërsa agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi për shpërthime erërash që tejkalonin 80 km/h (50 mph) në rajonin bregdetar lindor të vendit në atë kohë.

“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë viktima, mund të ishte kushdo”.

Në një deklaratë në Facebook, organizatorët thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi këtë mëngjes”.

Ata u shprehën se “erërat e forta të dhunshme” rreth orës 04:00 me orën lokale kishin shkaktuar dëme në infrastrukturën e festivalit./Opinion.al

Pas