Takat pink të Encës me të cilat u shfaq në videoklipin ‘Dreq’ zunë vend shumë në media, sidomos pasi të ngjajshmet i pati mbathur pas Encës edhe Era Istrefi në Top Awards.
Por, duket se pikërisht këto këpucë të bukura e shumë të komentuara e kanë ‘tradhëtuar’ Encën.
Në Ferizaj, në kuadër të turit veror, Enca dy netë më parë është rrëzuar në skenë por fatmirësisht pa lëndime të rënda.
Dëmi i vetëm ka qenë dëmtimi i këpucëve të cilat me gjasë nga presioni, janë këputur në momentin e rrëzimit. ‘Vajtimin’ për to Enca e ka shprehur në Snapchat ku ka treguar se gati ka ‘thyer qafën’. Syri i keq!