Enca Haxhia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga publikimi i videoklipit të ri muzikor.
Këngëtarja nga Shqipëria e publikoi videon muzikore të këngës “Dua” më 23 mars dhe ka arritur shumë sukses.
Dy javë pas publikimit, videoja është shikuar afro gjashtë milionë herë në YouTube.
Vëmendje të madhe kanë tërhequr sidomos skenat e nxehta të Encës me modelin protagonist në videoklipin e saj.
Ndërsa gjatë të shtunës, këngëtarja sërish e ka marrë vëmendjen e fansave me anë të një xhirimi të publikuar në Instagram.
Ajo i ka xhiruar të pasmet duke i lëvizur, ndërkohë që ka të veshur pantallona me print gazete.
“I keni lexuar lajmet sot? Ishte bërë nami”, shkruan në përshkrimin e videos.