Kronikë

Video-Emri/Kërkohej në Spanjë, arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 07/05/22 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka arrestuar sot Drejtorin e ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, i cili rezulton se kërkohet nga drejtësia spanjolle.

Prodani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”-njofton policia./Opinion.al

Pas