Bota

VIDEO/ Emocionohet nga takimi, punonjësit i bie të fiket para Princit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 10/07/20 |
el ida

Vizita e Princit Charles në ambientet e një supermarket në Britani, mori jehonë ndërkombëtare pas një incidenti krejt të pazakontë.

Princi i Uellsit dhe Dukesha vizituan zyrat qendrore të një rrjetit të njohur supermarketesh në Bristol, për të falenderuar punonjësit për angazhimin e tyre për të shpërndarë ushqime gjatë periudhës më të rrezikshme të pandemisë.

Por krejt papritur njërit prej punonjësve i ra të fikët dhe u përplas në tokë. Mediat britanike shkruajnë se ai u ndje keq si pasojë e emocioneve që po përballej me madhërinë e tij.

Fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të mëdha, por rënia e tij shqetësoi pa masë Princin i cili i qëndroi pranë deri sa u sigurua që nuk ka problem për shëndetin./Opinion.al

Pas