Vizita e Princit Charles në ambientet e një supermarket në Britani, mori jehonë ndërkombëtare pas një incidenti krejt të pazakontë.
Princi i Uellsit dhe Dukesha vizituan zyrat qendrore të një rrjetit të njohur supermarketesh në Bristol, për të falenderuar punonjësit për angazhimin e tyre për të shpërndarë ushqime gjatë periudhës më të rrezikshme të pandemisë.
Por krejt papritur njërit prej punonjësve i ra të fikët dhe u përplas në tokë. Mediat britanike shkruajnë se ai u ndje keq si pasojë e emocioneve që po përballej me madhërinë e tij.
Fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të mëdha, por rënia e tij shqetësoi pa masë Princin i cili i qëndroi pranë deri sa u sigurua që nuk ka problem për shëndetin./Opinion.al