Ka dyshime të forta se emigranti që u gjet pa jetë sot në Pogradec është vrarë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, rruga ku u gjet pajetë Kreshnik Çela është e mbushur me shenja gjaku.
Dyshohet se viktima është vrarë me mjete të forta, thanë burimet nga morgu i spitalit të Pogradecit, raporton tv ‘Sot 7’.
Ndërsa, në njoftimin zyrtar policia tha se trupi është gjetur rreth orës 06:10 në lagjen nr 5 në Pogradec. Kreshnik Çela, rreth 37 vjeç është nga fshati Buzaisht, por jetonte në Greqi.
“Nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, citohet në komunikatën e policisë. /Opinion.al