Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video ekskluzive/ Si ka ndryshuar stili i Armina Mevlanit: “Nëse do isha ndryshe, do më dukej e mërzitshme…”

2017/03/16 at 5:29 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video ekskluzive/ Si ka ndryshuar stili i Armina Mevlanit: “Nëse do isha ndryshe, do më dukej e mërzitshme…”

Është konsideruar si blogerja e parë e mirëfilltë në Shqipëri. Ajo komentohet gjithmonë për veshjet që zgjedh në eventet publike në kryeqytet si dhe për pjesëmarrjen në Javët e Modës në disa prej qyteteve kryesore të Evropës si Paris, Milano apo Stamboll.


Bëhet fjalë për Armina Mevlanin, e cila në shumë pak kohë ka arritur të ndërtojë një emër jo vetëm në territorin tonë, por edhe jashtë vendit. Në një intervistë ekskluzive për “Opinion.al” ajo tregon për frymëzimet e saj dhe lidhje e hershme me modën.

Por si ka ndryshuar stili i Arminës që prej fëmijërisë së saj e deri më sot? Lexoni më poshtë pjesën e parë të intervistës për të kuptuar më shumë.

 

Çfarë të frymëzon çdo mëngjes për t’u veshur?

Unë jam një njeri që nuk jetoj dot pa muzikë. Fle me muzikë, zgjohem me muzikë, jam e varur nga kënga. Gjendja shpirtërore varet nga këngët. Veshja ime varet nga këngët që dëgjoj në mëngjes.

Njerëzit thonë, po kjo një ditë është rock, një ditë është klasike, një ditë kthehet në vitet ‘70, çfarë ke për tu thënë?

Mua më pëlqen larmishmëria. Do më dukej shumë e mërzitshme, nëse do të ishte ndryshe. Identiteti im është pikërisht kjo, larmishmëria. Unë nuk është se dal nga stili im, gjithmonë kam qenë brenda rock-ut, stilit të lolitës, edhe atij latin.

Veshjet e tua në javët e modës, i kombinon vetë apo ke ndihmë profesionale?

Veshjet i zgjedh vetë, nuk pranoj të kem dikë që të më caktojë çfarë të vesh. Nuk i pëlqej njerëzit që i marrin gjërat “shabllon” nga koka te këmbët pa shtuar një element të tyre. Edhe unë natyrisht frymëzohem nga persona të tjerë, por gjithnjë i përshtat ato me stilin tim. Dua që veshja ime të përcjellë një mesazh.

Për momentin çfarë të frymëzon më tepër?

Më tepër muzika rock, edhe sot dëgjoj të njëjtat grupe që dëgjoja dikur. Edhe filmat më frymëzojnë, kryesisht ato të vjetër, që ndoshta shumë i kanë harruar. I shoh se më pëlqejnë, dhe prej tyre marrë ide për aksesorë, veshje, etj.

A ndikojnë frymëzimet e tua në veshjet që sjell në dyqan apo bën kompromise për hir të tregut?

Normalisht që ka kompromise, sepse jo të gjithëve i pëlqen stili im. Për këtë në dyqan mundohem të sjell veshje dhe aksesorë ku mund të gjejnë veten një pjesë e gjerë.

Çfarë lidhje ke pasur në fëmijëri me modën dhe veshjet? A të vishte mami kur ishte e vogël?

Për mua, mami im ka qenë gjithnjë frymëzim. Ajo ka pasur disa shoqe që jetonin jashtë dhe i sillnin shumë gjëra për të veshur. Më kujtohet që kur ishin Javët e Modës, atëherë shfaqeshin në Fashion TV, ne i shikonim bashkë.

Unë kam qenë një vajzë tipike që luaja me kukulla, dhe mund të rrija orë të tëra në dhomë e mbyllur duke qepur fustane për to.

Po në adoleshencë çfarë ndodhi që ndryshove plotësisht?

Në adoleshencë fillova të dëgjoja pak muzikë rock, dhe mund të them se më erdhi e gjitha natyrshëm. Fillova të vishesha me rrobat pak më të errëta dhe konversa. Atë e quaj pika kulminante e jetës, sepse muzika rock është histori.

Të ka ndodhur ndonjëherë të të bërtasin mësuesit?

Unë në fakt në matematikë nuk kam qenë shumë mirë sepse isha e orientuar nga letërsia, dhe një ditë më çon mësuesja në mësim. Unë normalisht isha e veshur me xhinse të grisura, shumë keq, me geta rrjetë. Dhe pa më bërë asnjë pyetje për mësimet më bërtiti; “Ku vete me këto xhinse! Sikur ti kanë ngrënë qentë”. Klasa qeshte. Eh është bërë e madhe si çështje. U bëra problem në drejtori.

Po prindërit si kanë reaguar në atë kohë?

Prindërit e mi kanë qenë shumë liberal. Normalisht më kanë këshilluar, më kanë thënë ti minimizoj ato veshje ekstravagante, kryesisht në shkollë dhe ti vishja kur dilja me shoqet e mia.

Po aksesorët për ato veshjet “ekstravagante” ku i gjeje në ato kohë?

Ka qenë e vështirë për ti gjetur. Ka qenë një dyqan “Marigona” afër  gjimnazit “Petro Nini”, ose i thosha hallës që e kisha në Amerikë. Ajo më furnizonte me të gjitha veshjet, edhe atletet konvers.

Çfarë të bëri më pas që të ndryshoje gradualisht stilin?

Nga viti i tretë gjimnaz filluam të dilnim nëpër klube, dhe aty e kuptova që duhet të vishja pak takë për tu përshtatur me ambientin. Më pas në vit të katërt zbulova stilin bohem dhe fillova të bëja ca kombinime më serioze por njëkohësisht kishin edhe elementët që mua më pëlqenin.

Nga Laura Koronaci për opinion.al



Ju sugjerojmë

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm
Kronikë

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm

4 Qershor, 2026 1:08 pm
Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste
Kryesore

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste

4 Qershor, 2026 11:05 am
Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën
Kryesore

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën

4 Qershor, 2026 10:54 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

4 Qershor, 2026 10:30 am
Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
Aktualitet

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

4 Qershor, 2026 10:06 am
Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

4 Qershor, 2026 9:27 am
Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
Kronikë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

4 Qershor, 2026 9:26 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

4 Qershor, 2026 9:11 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Para

“Mirëmëngjes k**va”/ Bleona Qereti-Rozana Radit: Më duhet urgjent!

Puthje pasionante e një çifti të suksesshëm si Anila dhe Arditi

Publikohet një foto e rrallë e Ardit Gjebresë me bashkëshorten!

Takim Nishani–Ivanov për situatën në Maqedoni

Takim Nishani–Ivanov për situatën në Maqedoni
















TE FUNDIT

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm

Vrasja e policit, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut të rrezikshëm
4 Qershor, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes...

Lexo më shumë

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste
4 Qershor, 2026

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në...

Lexo më shumë

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë,...

Lexo më shumë

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
4 Qershor, 2026

Dhoma e Përfaqësuesve "rrëzon" luftën e Trumpit në Iran, ndërsa ai thotë se është i gatshëm të takojë edhe Mojtaba...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}