Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku janë përplasur tifozeritë. Gazetari i Opinion.al në vendin e ngjarjes e përshkruan si një sjellje të pakuptimtë atë të tifozëve të Kukësit në stadiumin Zeqir Ymeri ndaj tifozëve të Partizanit në ndeshjen e javës së pestë te Superiores Kukësi-Partizani.
Që në pjesën e parë të ndeshjes tifozë të Kukësit kanë fyer tifozët e kuq në kor. Më pas kanë nisur të qëllojnë me sende të forta ndaj tyre midis të cilave gurë dhe çakmakë.
Policia edhe pse e pranishme në sektorin e tifozëve miq është lajmëruar disa herë për gurë që vinin nga sektori i tifozëve të Kukësit, por nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim prej tyre.
Situata është përshkallëzuar edhe më shumë gjatë pjesës së dytë ku edhe pse ekipi i Kukësit ishte në avantazh tifozët kuksianë nuk e kanë ndalur rrebeshin e gurëve.
Situata e rëndë në stadium shihet qartë edhe nga videot ekskluzive që publikon Opinion.al.
Midis tifozëve që u bënë pre e dhunes ishte edhe një tifoz gjerman që kishte ardhuur për të parë ndeshjen Kukësi- Partizani. Ai ka dalë i palënduar nga stadiumi me ndihmën e tifozëve të Partizanit.
Tifozët e Partizanit thanë se u gjenden të pambrojtur në Kukës dhe madje u dhunuan e dhe nga stuardët e stadiumit.
*Më poshtë pamjet filmike të incidentit të rëndë