Në një tjetër video të cilën e disponon opinion.al, vajzave të cilat qëndrojnë në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër në bashkëbisedim me drejtoreshën e këtij institucioni ju imponohet një tjetër version. Një version i cili është i ndryshëm nga ai që kanë dëshmuar në prokurori vetë vajzat e dhunuara apo abuzuara seksualisht.
“Xhinën e ka ngacmuar dikush që nuk është më këtu, ka kryer një veprim të keq, duke i thënë mos thuaj cfare të kam bërë unë por deklaro se këtë e ka bërë Bekimi (një djalë që është ende ne shtëpine e femijës)”. Kjo dëgjohet në këtë video nga zëri i ish drejtorëshës Albana Llazanit.
https://www.youtube.com/watch?v=t7rq1MunMwE
Djali i rritur sipas videos thuhet se është Mirjani. Por cila është e vërteta? Drejtoresha flet për inate personale mes fëmijëve dhe se ata duan ta demtojnë atë (drejtoreshën).
Një ndër tre vajzat e abuzuara seksualisht në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër dha një dëshmi tronditëse para prokurorëve.
Më pak se 12 vjeç, ajo tha se është abuzuar seksualisht në ambientet e Qendrës nga një djalë pak më i madh në moshë. Këtë fakt ia ka treguar drejtoreshës së institucionit.
Reagimi i Albana Llazanit ka qenë edhe më tronditës, se sa rrëfimi i vajzës së dhunuar. Ajo ka marrë një thupër dhe e ka rrahur, duke e detyruar të mbyllë gojën dhe të mos flasë.
Albana Llazani, ish-drejtoresha tashmë e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, është vënë në dijeni se kush ishte djali që kishte abuzuar seksualisht me të miturën dhe ka kërkuar me insistim që ta mbyllë këtë çështje pa zhurmë.
opinion.al