Opinion.al me anë të kësaj video denoncon dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit, në Komisariatin Nr.2 në Tiranë.
Nga pamjet e ofruara, vihen re disa policë me uniforma që godasin dhe qeshin me të ndaluarin, nga video është e pamundur për të mësuar identitetin e tij.
Denoncuesi, bën me dije se ulërimat dhe lutjet për të mos ushtruar dhunë fizike nga policia dëgjohen madje deri tek pallatet afër komisariatit.
Personi i dhunuar në video është shembur në tokë.
Madje, nga pamjet, duket qartazi që një polic godet me shkelm të ndaluarin.