Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Helmimi në mitingun e PD, Ministri i Brendshëm pengon hetuesit të sekuestrojnë prozhektorët

2017/05/30 at 2:47 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Helmimi në mitingun e PD, Ministri i Brendshëm pengon hetuesit të sekuestrojnë prozhektorët

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është filmuar teksa zbret natën në aksion “blic”. Ai ndërhyn në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar prozhektorët që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


Ndryshe sa përcaktojnë kompetencat e tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, Ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e prokurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin prozhektorët, si provë për hetimin.

Argumenti që ai jep është se prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik.

Ministri Demiraj: Janë për fushatë nesër.

Oficeri: Po dakord që janë për fushatë, por.

Ministri Demiraj: Ktheji të gjitha mbrapa. Merrni vetëm 1 dhe vazhdo procedurën konform ligjit. Dakord? Jo të 12-ta.

Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting.

Ministri Demiraj: Po pra, por s’mund t’i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.

Oficeri: Jo mo shef, se as e vë në diskutim fare unë këtë…

Ministri Demiraj: Të marrësh vetëm 1. Të tjerat… merre, 1 dhe bëje hetimin.

Kush i ka ngarkuar ata? Ktheji mbrapsht! Ku është ai i zoti i kësaj? Ke nesër aktivitet politik?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po

Ministri Demiraj: Ku e ke?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po s’e di, se na u ndërpre e gjithë procedura nga kjo punë.

Ministri Demiraj: Kjo s’ka sens mo… O çuna, kjo s’ka sens. Si merren 12 drita të objektit, të firmës që ka aktivitetin për subjektin politik. Me ç’a do e bëjë aktivitetin nesër ky.

Sipas Ministrit, Prokurorisë nuk i duhet të hetojë mbi të 12 prozhentorët, por i mjafton vetëm një.

Ministri Demiraj: Atë nuk është se… duhen të 12 –ta për të bërë hetim. Hetimi bëhet mbi 1 dhe dilet në konkluzion. Ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë.

Oficeri i policisë gjyqësore tenton t’i shpjegojë se kështu ka vendosur prokurori që kryeson hetimet. Por Demiraj i kërkon të mos e zbatojë vendimin e prokurorit dhe e urdhëron t’i kthejë prozhektorët e sekuestruar.

Oficeri: O shef, ne kështu na kanë thënë…

Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.

Sipas Prokurorisë, helmimi mund të jetë shkaktuar nga dritat e prozhektorëve. Por nuk dihet se nga cili prej tyre, pasi vetëm një pjesë e pjesëmarrësve u infektuan. Për të zbuluar se cili nga prozhektorët mund ta ketë shkaktuar ketë efekt dhe nëse kanë qenë prozhektorët shkaktarë, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e tyre si provë për ekzaminim.

Por ndërhyrja e Ministrit, jo vetëm e pengon hetimin, por kompromenton edhe provat hetimore, duke i lënë ato të pambikëqyrura, ndryshe nga sa ka urdhëruar prokurori, i cili është autoriteti i vetëm që vendos mbi hetimin.

Etiketa: demirajhelmimihetimemitingu i PDprozhektore


Ju sugjerojmë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Para
Sanitarja e një hoteli në Orikum gjendet e vdekur pasi bie nga shkallët

Sanitarja e një hoteli në Orikum gjendet e vdekur pasi bie nga shkallët

Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në Sarandë

Hidhet nga kati i pestë i banesës, gjen vdekjen 42 – vjeçarja në Korçë

“Shullazi”, në gjyq do dëshmojnë 38 persona, mes tyre Tahiri e Nikolla

"Shullazi", në gjyq do dëshmojnë 38 persona, mes tyre Tahiri e Nikolla
















TE FUNDIT

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com