Bota

Video/Ekipi i mjekëve sfidon koronavirusin, kërcen nën ritmin e Jerusalema


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 18/11/20 |
Opi Nion

Në kohën kur bota duket se po kalon valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, punonjësit e shërbimit shëndetësor në klinikën St. Barbara-Klinik Hamm në Gjermani, po përpiqen të mbajnë lart moralin e tyre dhe të pacientëve duke vallëzuar.

Në video shfaqen mjekët dhe infermierët të cilët përpiqen të largojnë tensionin e punës duke kërcyer nën ritmin e një prej këngëve më të dëgjuara në glob, Jerusalema. St. Barbara-Klinik shkruan në një status në rrjetet sociale se kjo sfidë synon të rritë ndjenjën e bashkëpunimit.

“Gjysma e botës është duke kërcyer dhe ne po ashtu. Sfida e këngës Jerusalema ishte një dëshirë e shumë kolegëve, edhe ne kërcejmë! Ne falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë para dhe pas kamerës për angazhimin e tyre dhe jemi të lumtur që vazhdojmë të rrisim ndjenjën e bashkëpunimit. Jemi së bashku në kohë të vështira dhe motivojmë njëri-tjetrin. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ju të gjithë”, shkruan klinika në një status në facebook./ Opinion.al

Pas