Është mbyllur me përleshje mes futbollistëve derbi i futbollit rus mes Zenitit dhe Spartakut të Moskës.
Lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr në fundin e ndeshjes, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit grushtet e shkelmat.
Pasi u qetësuan, arbitri i ndeshjes akordoi 6 kartonë të kuq. Të gjithë të ndëshkuarit ishin lojtarë rezervë.
Duke qenë se Rusia është e përjashtuar nga FIFA për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe nuk merr pjesë në Botëror, ky vend nuk i ka ndalur kompeticionet kombëtare dhe derbi Zenit-Spartak ishte i vlefshëm për Kupën e Rusisë.