Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një video, ku shprehet se “kryengritësit” nuk i ndahen as një avion kryeministrit Edi Rama.
Paraditen e sotme Rama u prit me protesta në Londër, i cili ndodhet në kuadër të një Samiti për përthithjen e investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Në protestën e mbajtur në Londër, protestuesit shqiptar, e quajtën kryeministrin mashtrues ndërsa kërkuan dhe largimin e tij.
Postimi i Berishës
“As ne avion kryengritesit nuk i ndahen Edvin Kristaq Mafiise! Rama ik! Fitore! Sb”-shkruan Berisha./ Opinion.al E.Xh.